Bagazhi

Bagazhi

Informacion mbi bagazhin gjatë fluturimit

Rregullat për bagazhin


Rregullat për bagazhin ndryshojnë në varësi të linjës ajrore. Zbatohen rregullat e linjës ajrore që operon fluturimin. Duhet të respektohen gjithashtu rregullat për bagazhin e dorës dhe masat aktuale të sigurisë.
Të gjitha artikujt e lejuar që mund të transportohen në avion, si pije alkoolike, vepra arti, biçikleta, dronë, pajisje elektrike, cigare elektronike, instrumente muzikore, pajisje skish si dhe armë mbrojtëse me municion, mund t’i gjeni në linkun e mëposhtëm.

Çmimorja – GP Aviation Ltd.

  • Për çdo kilogram mbi peshën e lejuar, aplikohet tarifë prej 12,- për kg.

  • Për çdo bagazh shtesë deri në 20 kg, aplikohet tarifë prej 75,-.

  • Bagazhi i dorës është i kufizuar deri në 6 kg.

  • Për shoqërimin e UM (fëmijëve që udhëtojnë pa shoqërim), aplikohet tarifë prej 50,-.

  • Për kafshë deri në 6 kg, aplikohet tarifë prej 50,-.

  • Çdo pasagjer ka të drejtë të regjistrojë falas një bagazh deri në 20 kg. Bagazhi i dytë (nëse të dy bashkë janë nën 20 kg, shembull 2x10kg) , për valixhen e dytë aplikohet tarifë prej 30,-.

Bagazhi i përfshirë në biletë (Freigepäck)

Në biletë përfshihet 1 bagazh i regjistruar deri në 20 kg dhe 1 bagazh dore ose 1 bagazh kabine deri në 6 kg.

  • Bagazh dore (Carry-on): deri në 6 kg, max 40 x 30 x 15 cm
  • Bagazh kabine (Cabin bag): deri në 6 kg, max 55 x 40 x 23 cm

 Lejohet vetëm njëra (çantë dore ose bagazh kabine), jo të dyja.

  • Bagazh i regjistruar (Checked-in): deri në 20 kg, max 80 x 50 x 40 cm

Bagazh shtesë (Übergepäck)


Bagazhi që tejkalon kufirin e lejuar falas i nënshtrohet tarifimit.

  • Për çdo kilogram mbi kufirin e lejuar, aplikohet tarifë prej 12,-.

  • Për çdo bagazh shtesë deri në 20 kg, aplikohet tarifë prej 75,-.

Bagazh dore (Handgepäck)


Për arsye sigurie dhe komoditeti, lejohet vetëm një bagazh dore për person në kabinë. Bagazhi i dorës nuk duhet të kalojë peshën maksimale prej 6 kg dhe përmasat 40 × 30 × 15 cm.

  • Çantë kabine:

    • Përmasa maksimale: 55 × 40 × 23 cm

    • Pesha maksimale: 6 kg

Përgjegjësia për dëmet


Përgjegjësia për dëmet që lidhen me pasagjerët, bagazhin e udhëtimit dhe mallrat, si dhe për dëmet që shkaktohen nga vonesa, mos-transportimi ose anulimet, rregullohet sipas dispozitave të linjës ajrore operuese ose legjislacionit përkatës në fuqi.

Probleme me bagazhin


Në rast vonese, dëmtimi ose humbjeje të bagazhit, në faqen tonë të shërbimit do të gjeni informacione të rëndësishme dhe detaje kontakti për të zgjidhur problemin tuaj.

i-booking system nga WebKos