
Udhëtimi me kafshë shtëpiake
Qen apo mace – në fluturimet tona mund të merrni me vete kafshën tuaj shtëpiake.
Në varësi të madhësisë, ajo udhëton ose në kabinë ose në barkun e avionit. Për një proces pa pengesa, ju lutemi të keni parasysh disa udhëzime të rëndësishme:
Udhëzime të përgjithshme
-
Për person lejohen deri në dy kafshë të shëndetshme në një kafaz të përbashkët transporti.
-
Kafsha duhet të jetë të paktën 12 javëshe dhe e ndarë nga nëna.
-
Kafshët shtatzëna nuk pranohen për transport.
-
Racat brachycephale (me hundë të shkurtër) nuk lejohen të udhëtojnë në barkun e avionit.
-
Ju lutemi ta shënoni gjatë rezervimit se do të udhëtoni me një kafshë.
Rregullat e transportit për marrjen e kafshëve shtëpiake
Kafshët e lejuara për t’u marrë me vete janë macet dhe qentë shtëpiakë:
-
Pesha maksimale e kafshës nuk duhet të kalojë 6 kg.
-
Përmasat e lejuara të kafazit të transportit janë 48 × 35 × 29 cm.
-
Maksimumi tre kafshë lejohen në kabinë për çdo fluturim.
-
Pronari i kafshës duhet të udhëtojë në të njëjtin fluturim me kafshën.
-
Kafazi i transportit (box) duhet të jetë në përputhje me IATA Live Animal Regulations (LAR) – duhet të jetë aq i madh sa kafsha të mund të qëndrojë në këmbë drejt pa prekur tavanin me kokë ose ndonjë pjesë tjetër të trupit.
Rregull shtesë për qentë dhe macet që udhëtojnë nga Kosova dhe Shqipëria
Përveç kushteve të përgjithshme për udhëtimin e kafshëve shtëpiake, për qentë dhe macet që udhëtojnë nga Kosova dhe Shqipëria kërkohet edhe një analizë shtesë, e cila është e detyrueshme sipas rregulloreve të vendeve të Bashkimit Evropian.
Kafsha duhet të jetë e vaksinuar kundër tërbimit dhe të ketë të kryer analizën për antitrupat kundër tërbimit (Rabies Antibody Titre Test). Kjo analizë duhet të bëhet të paktën 30 ditë pas vaksinës kundër tërbimit dhe vetëm në laboratorë të autorizuar nga BE.
Udhëtimi lejohet vetëm pasi të kenë kaluar plotësisht 90 ditë nga data kur është marrë gjaku për analizë. Edhe nëse rezultati i analizës del pozitiv më herët, periudha 90-ditore mbetet e detyrueshme. Kjo masë vlen vetëm për kafshët që nisen nga Kosova dhe Shqipëria dhe është vendosur për të garantuar sigurinë e vendeve pritëse ndaj sëmundjes së tërbimit.
Prandaj, pronarët e kafshëve duhet ta planifikojnë analizën dhe vaksinimin me kohë, të paktën tre muaj para datës së udhëtimit të planifikuar. Mungesa e këtij dokumenti mund të çojë në ndalim udhëtimi ose karantinim të kafshës në vendin pritës.
Tarifat
-
Tarifa për këtë transport është 50 € për drejtim dhe 100 € për vajtje-ardhje.
Qentë udhërrëfyes dhe qentë ndihmës
Qentë udhërrëfyes dhe qentë e tjerë ndihmës lejohen falas në kabinë, me kusht që të sillen qetë dhe të jenë të sigurt. Ju lutemi regjistroni paraprakisht qenin tuaj – ne ju këshillojmë me kënaqësi për kërkesat dhe procedurat.
Përjashtime nga transporti i kafshëve
Kafshët nuk pranohen për transport në rastet e mëposhtme:
-
Kafshët shtatzëna pa certifikatë zyrtare veterinare që vërteton gjendjen për fluturim
-
Kafshët e lindura brenda 48 orëve të fundit
-
Kafshët më të reja se 16 javë
-
Kafshët që transportohen për teste laboratorike
-
Llojet e mbrojtura ose të rrezikuara të kafshëve
-
Kur kutia e transportit nuk plotëson kërkesat e përcaktuara
-
Kur kërkohet transporti i më shumë se tre kafshëve në kabinë (PETC)
-
Kur një qen dhe një mace duhet të transportohen në të njëjtin ndarje bagazhi
Udhëtimi me kafshë – hap pas hapi
-
Regjistrimi i kafshës
Regjistrojeni kafshën tuaj sa më herët – më së miri gjatë procesit të rezervimit. -
Përgatitja e udhëtimit
Kontrolloni kushtet e hyrjes në vendin e destinacionit dhe vizitoni veterinerin. Sigurohuni që të keni të gjitha dokumentet e nevojshme (p.sh. pasaportën e kafshës). -
Check-in në aeroport
Paraqituni me kafshën dhe kutinë e transportit të paktën 2 orë para nisjes. Kartën e imbarkimit do ta merrni në sportel.
Udhëtim i qetë: Këshilla për kafshën tuaj
Fluturimi mund të jetë po aq emocionues për kafshët sa edhe për njerëzit. Me përgatitjen e duhur, ju siguroheni që kafsha juaj të udhëtojë e qetë dhe e sigurt:
-
Mësojeni kafshën tuaj herët me kutinë e transportit – në mënyrë ideale me hapa të shkurtër dhe pozitivë në shtëpi, duke përfshirë edhe shpërblime.
-
Një erë e njohur ndihmon: një batanije ose lodra e preferuar në kuti i jep më shumë siguri gjatë udhëtimit.
-
Ushqimi dhe fluturimi nuk shkojnë gjithmonë bashkë – këshillohuni me veterinerin për të ditur se kur dhe sa duhet të hajë kafsha juaj para fluturimit.
-
Nëse mendoni të përdorni qetësues medikamentoz, patjetër konsultohuni me veterinerin – disa medikamente mund të shkaktojnë probleme me qarkullimin e gjakut gjatë fluturimit.
