Shëndeti
Shëndeti në udhëtim

Shëndeti është i rëndësishëm për ne
Te PrishtinaTicket, shëndeti i pasagjerëve tanë është prioriteti kryesor. Qoftë i ri apo i moshuar – ne kujdesemi që udhëtimi juaj të jetë i sigurt, i këndshëm dhe komod. Shëndeti juaj është me rëndësi për ne!

Udhëtimi i grave shtatzëna
- Gratë shtatzëna mund të udhëtojnë deri në javën e 28-të të shtatzënisë vetëm një vërtetim mjkësorë që dëshmon javët e shtatzanisë, për aq kohë sa nuk ka komplikacione.
- Për fluturime të mëvonshme kërkohet vërtetim mjekësor që mund të udhëton:
- Nga java e 28-të deri në javën e 33-të për shtatzanitë e njëfishta: Kërkohet një vërtetim mjekësor që konfirmon se është e sigurtë për të udhëtuar.
- Pas javës së 33-të për shtatzanitë e njëfishta: Udhëtimi nuk lejohet.
- Nga java e 27-të deri në javën e 32-të për shtatzanitë binjake: Kërkohet një vërtetim mjekësor që konfirmon se është e sigurtë për të udhëtuar.
- Pas javës së 32-të për shtatzanitë binjake: Udhëtimi nuk lejohet.

Medikamente
-
Për ilaçet në bagazhin e dorës, rekomandohet të keni një raport mjekësor.
-
Mbani me vete të dhëna të rëndësishme shëndetësore, një listë të ilaçeve dhe dokumentet e nevojshme.
-
Shpërndani ilaçet tuaja në disa bagazhe dore.
-
Merrni me vete 1,5 deri në 2 herë më shumë nga nevoja juaj normale, për të kompensuar çdo vonesë të mundshme.

Të rinj dhe të moshuar
Ne kujdesemi posaçërisht për pasagjerët tanë të rinj dhe të moshuar. Shërbimet tona sigurojnë që si fëmijët, ashtu edhe të moshuarit, të marrin kujdesin dhe mbështetjen e nevojshme gjatë gjithë udhëtimit.
